Shpend Ahmeti ironizon keq me rininë e PDK-së

Aktuale

Shpend Ahmeti ironizon keq me rininë e PDK-së

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 23:14
Shpend Ahmeti

Ahmeti publikon fotografi nga vërshimet në Londër Pasi Rinia Demokratike e Prishtinës dje ironizoi me gjendjen e shesheve të Prishtinës pas shiut, duke “peshkuar” në mënyrë simbolike mbi to, ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai në Twitter ka postuar një fotografi nga vërshimet në Londër: “Peshkim në Londër. A jeni për?”, ka shkruar Ahmeti.

Image

Ndryshe dje Rinia Demokratike e Kosovës kanë publikuar fotografi nga “peshkimi” i tyre në sheshet e Prishtinës. “Prishtina nuk ka lum për të peshkuar, por nuk ka as kryetar, i cili di të kujdeset për qytetin tonë. Përkundër këtyre, siç edhe po e shihni, tash në rrugët e Prishtinës është krijuar një lum, të cilit po i mungon vetëm edhe jahti dhe Shpend Ahmeti në të.”, thuhet në këtë postim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat