Haradinaj shet Kosovën, ofron miliona për pushtet me serbët

Aktuale

Haradinaj shet Kosovën, ofron miliona për pushtet me serbët

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 01:12
Media serbe me zbulim ekskluziv: Haradinaj shet Kosovën, ofron miliona për pushtet me serbët

Paraja të rrotullon … biznesmeni serb i afërt me autoritetet në Beograd, tetë ditë më parë ishte në një takim me ish- udhëheqësin e UÇK-së, i cili i ofroi atij një shumë marramendës për mbështetje, shkruan Kurir.rs, përcjell Kosova Post.

Ish-udhëheqësi i UÇK-së Ramush Haradinaj së shpejti mund të bëhet kryeministër i Kosovës, dhe atë me mbështetjen e deputetëve të Listës Serbe, që mbështet qeverinë në Beograd me SNS në krye!.

Haradinaj, siç ka mësuar Kurir, javën e kaluar u takua me biznesmenin serb, i afërt me autoritetet në Beograd, mbi të cilin ai ofroi një shumë të madhe parash për mbështetjen e serbëve.

Biznesmenit iu është ofruar një shumë tronditëse që, me anë të kontakteve të tij me autoritetet në Beograd, të sigurojë mbështetjen e deputetëve serbë, të cilët në parlamentin e Kosovës duhet ta mbështesin atë dhe ta votojnë për kryeministër, ka thënë për Kuririn një burim mirë i informuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat