Pacolli: AKR s’ka vendim lidhur me ndërtimin e ndonjë koalicioni të ri

Aktuale

Pacolli: AKR s’ka vendim lidhur me ndërtimin e ndonjë koalicioni të ri

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 12:05
Islam Pacolli

Në Partinë e Behgjet Pacollit thonë se ende s’ka vendim lidhur me një koalicion të mundshëm me PAN.

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se s’kanë vija të kuqe për asnjë parti e as person në Kosovë. Ka konfirmuar se AKR është pro ndërtimit të institucioneve e jo bllokimit të Kosovës.

“AKR nuk ka pasur vija të kuqe. Por, AKR i ka principet e veta. AKR bazuar në principe dhe vendimet që merr shkon përpara”, ka thënë Islam Pacolli, kur është pyetur nëse Partia e Pacolli ka qëndrim për të mos votuar pro Veselit e Haradianjt.

“AKR, gjithmonë, ka qenë për ndërtimin e institucioneve dhe ndërtimin e vendit. Është mirë që partitë politike t’i heqin interesat e ngushta personale dhe ta shikojnë cvizionin e AKR-së që është në dobi të qytetarit”, ka shtuar Pacolli, të shtunën.

Pacolli ka thënë se AKR ende s’ka vendim lidhur me ndërtimin e ndonjë koalicioni të ri.

“Natyrisht, se jo, partia merr vendim në koordinim me Presidentin”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e fundit, AKR ka siguruar të paktën katër deputetë. Përpos Behgjet Pacollit në listë për në Parlament janë edhe: Labinot Tahiri, Korab Sejdiu e Islam Pacolli. 

Partia e Pacolli lidhi koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe sipas rezultateve fillestare ka marrë të paktën katër deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat