Për çfarë e akuzonte Shtabi i UÇK-së me komunikatë Gani Gecin në vitin 1998?

Aktuale

Për çfarë e akuzonte Shtabi i UÇK-së me komunikatë Gani Gecin në vitin 1998?

Nga: BOTA SOT Më: 19 gusht 2017 Në ora: 16:47
Gani Geci

Sabit Istogu, i cili ishte gazetar gjatë kohës së luftës, ka thënë se në shtator të vitit 1998, pas përfundimit të ofensivës famëkeqe serbe, në një gazetë shqiptare ishte publikuar një komunikatë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në të cilën sipas tij, shkruhej se gjoja Gani Geci i kishte prirë ushtrisë serbe në disa nga këto ofensiva, duke marrë pjesë në vrasjen e popullatës së pafajshme shqiptare.

Por, në reagimin e tij, Istogu e ka quajtur këtë komunikatë ndjellakeqe, të vrazhdë e cinike, duke thënë se ajo ishte shkruar nga ndonjë individ i shtabit, i cili ka keqpërodur emrin dhe ëmblemën e kësaj ushtrie.

Ai ka theksuar se ajo komunikatë nuk kishte të bënte fare me realitetin, pasi Gani Gecin e kishte parë në Prekaz.

“Posa e kam lexuar këtë komunikatë,që nuk kishte të bënte fare me realitetin, sepse Gani Gecin e kisha parë në Prekaz,kisha bindjen se kjo nuk ka dalë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, por nga ndonjë individ i ketij shtabi, duke keqpërdor keshtu emrin dhe ëmblemën e kësaj ushtrie,vetëm e vetëm për ta njollosur dikënd, qe për një luftëtar ishte tepër e rëndë”, ka shkruar ndër të tjerash Sabit Istogu.

Ai ka treguar se disa ditë më pas, bashkë me njërin nga vëllezërit Geci, e kishin shkruajtur një reagim ndaj kësaj komunikate, cë cilës ia kishin bashkangjitur edhe nënshkrimet e atyre komandantëve, me të cilët Ganiu thoshte se kishin qenë së bashku kur ishte zhvilluar ofensiva serbe.

Më poshtë shkrimi i Sabit Istogut:

KOMUNIKATË FYESE DHE E PAVËRTETË

Pas përfundimit të ofensivës famëkeqe serbe në shtator të vitit 1998 mbi fshatrat e Qyçavicës,ku ndodheshin të strehuar dhjetra mia të shqiptarë të zhvendosur nga vatrat e tyre,nga te cilet okupatori serb vrau e maskaroj qindrasish, si burgosi e keqtrajto rënd edhe shumë të tjerë.

Quditërisht,rreth fund të shtatorit të këtij viti në ish gazetën e atëhershme ditore “Rilindja”,u botua një komunikatë ndjellakeqe,e vrazhde e cinike e Shtabit te Pergjithshem te UCK-se,,se gjoja luftëtari Gani Geci i kishte prirë ushtrisë serbe në disa nga këto ofensiva duke marrë pjese në vrasjen e popullatës së pafajshme shqiprare.

Posa e kam lexuar këtë komunikatë,që nuk kishte të bënte fare me realitetin,sepse Gani Gecin e kisha parë në Prekaz,kisha bindjen se kjo nuk ka dalë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së,por nga ndonjë individ i ketij shtabi,duke keqepërdor keshtu emrin dhe ëmblemën e kësaj ushtrie,vetëm e vetëm për ta njollosur dikënd,qe për një luftëtar ishte tepër e rëndë.

Pas pak ditësh,derisa isha kther nga terreni,ne mbrëmje,me trokiti dikush në xhamin e dritares se shtëpisë sime,dhe pasi dola,pash se ishte dikush nga vëllezërit Geci. Hymë brenda dhe ai me prezantoj të shkruar një reagim të asaj komunikate,dhe me porositi që ta shtypësha ne makinë shkrimi,dhe po ta kisha ndonjë vrejtje edhe ta plotësoja. Të nesërmën ne të njëjtën kohë,trokiti në xhamin e dritare qetas Haxhi Geci,njëri nga vëllezërit Gaci,dhe pasi serish hymë brenda,e lexuam ngadalë reagimin e komunikatës,Haxhiu me tha që ta dërgoja me fax në redaksin e Gazetës “Riliondja”,por unë i rekomandova që reagimi nuk mund t; ishte me plotëfuqishem,nese ne reagim do te futën edhe emrat me nënshkrimet e atyre komandantëve, me të cëlet Ganiu thoshte se kishin qenë s’ bashku kur ishte zhvilluar ofensiva serbe,dhe ashtu edhe u veprua.

Më poshtë, jua sjellim reagimin e Gecajt ndaj komunikatës, të publikuar në atë kohë:

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat