Xharra sulmon Shpend Ahmetin: Je financues i huliganizmit

Aktuale

Xharra sulmon Shpend Ahmetin: Je financues i huliganizmit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 18:36
Arbana Xharra dhe Shpend Ahmeti

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, ka akuzuar përmes rrjetit Facebook kryetarin e Komunës së Prishtinës, duke thënë se dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe se Shpend Ahmeti është njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre.

Postimi i plotë:

Shpend Ahmeti me trup je i madh, por vogëlsia dhe shpirtngushtësia jote çdo ditë po vërehet. Dje paske provuar të përfitosh prej huliganizmave të të rinjve nëpër parqet e mjerueshme të Prishtinës.

Dihet kush ka huliganë brenda llojit dhe ti je njëri prej ushqyesve më të mëdhenj të tyre. Madje, i ke grumbulluar në institucionet e Prishtinës prej anembanë Kosovës dhe për huliganizmin e tyre po i shpërblen edhe me “kontrata për shërbime të veçanta”, duke u dhënë paga mujore prej taksave të prishtinasve.

Definitivisht s’ka ku degradon më poshtë ky, kur edhe sjelljet i ka fëmijërore!

Shumë zhgënjyes. Njeri i vogël!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat