Rugova: Nuk do ta votoj as Veselin e as Haradinajn

Aktuale

Rugova: Nuk do ta votoj as Veselin e as Haradinajn

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 20:16
Naser Rugova

“Me VV-në kemi dallime të mëdha konceptuale” Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, në intervistën për RTV21 thotë se asnjë deputetë i LDK-së nuk do ta votoj Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit por as Ramush Haradinaj për kryeministër.

Rugova thotë se vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova e ka të drejtën e vet kushtetuese për të votuar sipas vullnetit të saj, por, beson se  edhe vota e saj do të jetë kundër  Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Deputeti i LDK-së Naser Rugova duke folur për koalicionin e mundshëm midis LDK-së dhe Vetëvendosjes, thotë se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë dallime të mëdha politike, ideologjike, programore, konceptuale dhe ditëve të fundit, sipas tij, asnjë zyrtar i LDK-së nuk është takuar me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat