Islam Pacolli: Ramush Haradinaj mund të flasë çka të dojë por ai nuk mund të flasë për AKR’në

Aktuale

Islam Pacolli: Ramush Haradinaj mund të flasë çka të dojë por ai nuk mund të flasë për AKR’në

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 21:06
Islam Pacolli, fushata zgjedhore 2017

AKR ka folur për deklaratën e Haradinajt i cili tha se e sheh AKR’në si pjesë të Qeverisë së re.

Deputeti i AKR’së Islam Pacolli bëri me dije se ky subjekt nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket krijimit të institucioneve apo daljes së mundshme nga koalicioni LAA.

Islam Pacolli tha  se Ramush Haradinaj mund të flasë çka të dojë por se ai nuk mund të flasë për AKR’në.

Sipas tij kjo parti as nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, as që ka zhvilluar ndonjë bisedë me dikë jashtë LAA’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat