Mustafa uron fitoren e Kosovës përballë Estonisë

Aktuale

Mustafa uron fitoren e Kosovës përballë Estonisë

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2017 Në ora: 22:29
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar fitoren e Kosovës përballë Estonisë, duke e quajtur si fitore fantastike të basketbollistëve.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se kalimi në fazën parakualifikuese për kupën e botës 2019, dëshmon potencialin e madh të basketbollit.

Sipas tij, pas xhudos dhe sporteve tjera, basketbolli po e ngrit emrin e Kosovës në majat e sportit botëror.

“Fitore fantastike e basketbollistëve të Kosovës përballë Estonisë së fortë. Kalimi i fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2019, dëshmon potencialin e madh të basketbollit tonë. Pas Xhudos dhe sporteve tjera, Basketbolli po e ngrit emrin e Kosovës në majat e sportit botëror. Urime!” ka shkruar Mustafa.

Kosova ka siguruar vizën drejt kualifikimeve për kampionatin botëror në basketboll pasi mundi Estoninë në një përballje dramatike me rezultat 75:69.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat