Publicisti i reagon Haradinajt: Ja kush po e lëndon e poshtëron më së shumti UÇK-në

Aktuale

Publicisti i reagon Haradinajt: Ja kush po e lëndon e poshtëron më së shumti UÇK-në

Nga: Bota sot Më: 20 gusht 2017 Në ora: 11:27
Bekim Rexhepi

Deklarata e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes së cilës ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë, sipas tij, falë saj është arritur liria, ka nxitur reagime të shumta.

Pas opinionistit Islam Fejzullahu, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe publicisti dhe artisti Bekim Rexhepi, përcjell Bota sot.

Rexhepi, në një postim në Facebook, ka thënë se askush më shumë se vet komandantët e UÇK-së, nuk e lëndojnë dhe nuk e poshtërojnë atë më shumë.

Ai ka thënë se UÇK-ja e djeshme, nuk mund të duket më e pastër dhe më e mirë se sa paraqitja e sotme e Haradinajt.

Më poshtë reagimi i plotë:

 Askush më shumë se vet komandantet e saj (UÇK-së), nuk e lëndojnë, nuk e poshtron atë.

Duke vjedhur (korruptuar edhe tani deputet), duke zaptuar vendin me kapadollëk (edhe zgjedhjen e institucioneve të shtetit, parlamentin dhe qeverinë).

UÇK-ja e djeshme, nuk mund të duket më e paqë, më e mirë se paraqitja juaj sot, ndaj loja me pingpong është naviteti juaj i shpërfaqur... /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat