Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje e madhe për Kosovën

Aktuale

Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje e madhe për Kosovën

Nga: Bota sot Më: 21 gusht 2017 Në ora: 11:15
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se është pikëlluar për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë sot në spitalin në Turqi.

Veseli në një postim në Facebook, e ka quajtur humbje të madhe për Kosovën, vdekjen e Rexhepit, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Rexhpi do të  mbetet i paharrueshëm.

Reagimi i plotë:

Tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe ish Nënkryetarit të PDK-së. Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbaj Bajramin si një nje punëtor dhe shumë të përgjeshëm. Si i tillë, Bajrami do të mbetet i paharrueshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njihnin. Falemnderit stafit mjekësor, vendas dhe të huaj, që treguan kujdes të veçantë gjatë kësaj kohe të rëndë për të./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat