Jahjaga: Humbja e familjes Rexhepi, është humbje për të gjithë ne

Aktuale

Jahjaga: Humbja e familjes Rexhepi, është humbje për të gjithë ne

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 11:17
Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish- Kryeministri Bajram Rexhepi

Ish- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime familjes Rexhepi, për vdekjen e familjarit të tyre, ish- kryeministrit Bajram Rexhepi.

Jahjaga përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se humbja e familjes Rexhepi është humbje edhe për ata, prandaj lajmi e ka pikëlluar shumë.

“Sot me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, zotëri Bajram Rexhepit.

E kam pasë nderin ta takoj gjatë rrugëtimit tim profesional dhe kënaqësinë ta njoh personalisht përgjatë filleve të vështira të shtetndërtimit të Kosovës dhe këtyre viteve sfiduese për të gjithë ne.

Ngushëllime familjes Rexhepi. Humbja juaj është humbje për të gjithë ne” ka shkruar Jahjaga./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat