Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e saj

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e saj

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:04
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, duke thënë se Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë dhe demokracinë e saj.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Bajram Rexhepi ishte një personalitet i rëndësishëm në Kosovë dhe një mjek i shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje. 

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.  Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.  I qoftë i lehtë dheu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat