Ministri Hyseni ngushëllon familjen Rexhepi

Aktuale

Ministri Hyseni ngushëllon familjen Rexhepi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:44
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, i ka dërguar familjes Rexhepi një telegram ngushëllimi.

“Me pikëllim të madh mora sot lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, familjarit tuaj, Bajram Rexhepi.

Ju lus që në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emër timin personal t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë”, thuhet në telegram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat