VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të Klinës

Aktuale

VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të Klinës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:52
Ibër Elezaj

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar të komunës së Klinës.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se aktivistët atje ,i kanë dhënë besimin Ibër Elezaj për t’i hyrë garës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor.

“Aktivistët e Klinës e kanë zgjedhur z. Elezaj për kandidat për kryetar të Klinës. E urojmë z. Elezaj, të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Klinës", thuhet në njoftimin e VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat