Rama: Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot

Aktuale

Rama: Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot

Nga: B.S Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:09
Ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për vdekjen e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot dhe ia doli aty ku shumëkush nuk ia del dot, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat