Kundërpërgjigjet LDK-ja: AKR s’mund të na detyrojë të bisedojmë me subjektet tjera politike

Aktuale

Kundërpërgjigjet LDK-ja: AKR s’mund të na detyrojë të bisedojmë me subjektet tjera politike

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:20
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu

(E plotësuar) - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Agim Veliu ka thënë se LDK dëshiron që të vazhdojnë koalicionin me AKR dhe Alternativën, pasi nëse në këtë mënyrë prishen koalicionet nuk dihet se çfarë stabiliteti do të ketë Kosova.

Ai pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ka thënë se nuk kanë zhvilluar asnjë takim apo bisedë me Behgjet Pacollin, pas vendimit të Kuvendit të AKR-së, vendim ky që e autorizon Pacollin që të gjejë zgjidhje për daljen nga kriza institucionale, edhe jashtë koalicionit parazgjedhor me LDK-Alternativa.

Veliu tha se përmes mjeteve të informimit janë njoftuar për vendimin e marrë dje nga AKR-ja.

Veliu: Nuk kemi pasur takim me Pacollin

“Nuk kemi pasur asnjë bisedë. Ne kemi dëgjuar se si lajm si informatë që është dhënë, deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi as bisede me zotëri Pacollin se çka ai mendon”, tha ai.

Veliu po ashtu ka thënë se AKR-ja nuk mund t’i detyrojë që të zhvillojnë bisedime me subjekte tjera politike.

Veliu: AKR s’mund të na detyrojë që të bisedojmë me subjektet politike

“AKR-ja nuk mund të na detyroj që të hyjmë në biseda me asnjë subjekt tjetër politik..... LDK nuk ka çka të diskutojnë vendimet e një subjekti tjetër politikë, ne dëshirojmë që koalicioni jonë të vazhdojë pasi nëse në këtë mënyrë krijohen dhe prishën koalicionet, nuk e di se çfarë stabiliteti do të ketë Kosova apo me çfarë stabiliteti do të krijohen institucionet e Kosovës“, shtoi ai.

Veliu ka potencuar se ata do të shkojnë në Kuvend sa herë që të thirren dhe do ta japin kontributin e tyre si grup parlamentar.

Këto komente Agim Veliu i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK, gjatë të cilës u diskutua për kandidatët për kryetar të komunave të Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Për Prishtinën dhe për Prizrenin ende nuk kanë vendosur dhe nesër pritet të dalin me emrat e kandidatëve për këto dy komuna.

***

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar se LDK dëshiron që koalicioni me AKR-në të vazhdojë pasi nëse kështu krijohen dhe prishen koalicionet nuk e dimë se me çfarë stabiliteti do të ketë në Kosovë dhe çfarë institucione stabile do të ketë në vend.

Veliu këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku tha se AKR nuk i ka njoftuar zyrtarisht për vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie dhe pas këtij vendimi nuk kanë pas asnjë takim.

“AKR nuk mund të na detyrojë neve të hyjnë në bisedime me asnjë subjekt tjetër politik”, tha ai.

Veliu ka theksuar se gjatë këtij takimi është folur për kandidatët për kryetar të Komunave.

“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e sotme i ka diskutuar propozimet e degëve për të cilat deri tash nuk kemi pasur kandidat për kryetar të Komunave dhe deri në këto momente kemi vendosur për kandidatët që do të jenë: Safet Kamberi në Mitrovicë, në Gjakovë Bekim Ermeni, Xhafer Tahiri në Vushtrri, Mehmmet Krasniqi Obiliqi, Shkëlqim Jakupi në Kaçanik, Hani i Elezit do të jetë Hyrije Isufi, Ibrahim Kryeziu në Rahovec, Sami Kafegjolli në Malishevë, Mal Lokaj në Deçan, në Junik Tahir Isufaj, Besim Hoti në Klinë dhe në Skenderaj Isa Fejzullahu”, ka thënë Veliu.

Veli tha se kanë folur për zgjedhje lokale, ku edhe ka përmendur emrat e kandidatëve për kryetar, por shtoi se për Prishtinën dhe Prizrenit ende nuk kanë vendosur.

Image

Mblidhet Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur për të diskutuar në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi dje kreun e partisë Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Zyrtarët e LDK-së kanë konfirmuar dje se në takimin e kryesisë së kësaj partie do të dilet me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR-së.

Ndryshe, në takim pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat