Lajm i mirë për Kosovën nga SHBA dhe Britania e Madhe

Aktuale

Lajm i mirë për Kosovën nga SHBA dhe Britania e Madhe

Nga: Ambasador Islam Lauka Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:43
OKB

Miqtë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA dhe Britania e Madhe, kërkuan që të hiqet dorë nga raportimi mbi Kosovën, në KS, çdo tre muaj dhe të bëhet vetëm dy herë në vit.

Gjithashtu, ata kërkuan që të zvogëlohet, gradualisht, prania e UNMIK-ut, deri në përfundimin e mandatit të tij.

Natyrisht, ky është një lajm i mirë dhe për këtë duhen falenderuar miqtë tanë amerikanë dhe britanikë.

Por, e mira e të mirave do të ishte që UNMIK-u të largohej menjëherë, jo gradualisht, sepse që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, ai është i tepërt këtu; që raporteve për Kosovën në KS t'u jepet fund, sepse siç kanë qënë monotone e të padobishme, katër herë në vit, të tilla do të jenë edhe nëse bëhen dy herë në vit; qershia mbi tortë do të ishte shfuqizimi i Rezolutës 1244 që ka 18 vjet që po e mban peng Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat