Agjenda e Qeverisë për ceremoninë e nesërme mortore për ish-Kryeministrin Bajram Rexhepi

Aktuale

Agjenda e Qeverisë për ceremoninë e nesërme mortore për ish-Kryeministrin Bajram Rexhepi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 20:49
Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Agjendë:

08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 – Ceremonia e varrimit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat