Bekim Jashari i hyn garës për kryetar të Skenderajt, ja kush e bëri publike kandidaturën

Aktuale

Bekim Jashari i hyn garës për kryetar të Skenderajt, ja kush e bëri publike kandidaturën

Nga: B.S Më: 22 gusht 2017 Në ora: 00:04
Bekim Jashari

Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, do t’i hyjë garës për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lajmi është bërë publik në Facebook, nga dhëndri i Bekimit, Valon Loshaj.

“Kam kënaqësinë e veçant të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë -Drenicës. Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që Bekim Jashari tha PO”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë

Të dashur miq,

Kam kënaqësinë e veçant të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë - Drenicës.

Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që Bekim Jashari tha PO.

-PO për Kryetar të Skenderajit,

-PO për drejtësi në Skenderaj,

-PO për zhvillim ekonomik në Skenderaj,

-PO për mirëqenie të qytetarëve,

-PO për zhvillimin e shëndetësisë,

-PO për zhvillimin e arsimit,

-PO për prosperitet të Skenderajit.

Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar, andaj urime Drenicë, urime Skenderaj, faleminderit Bekim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat