AKR në përqafimin e “iriqit” të quajtur PAN

Aktuale

AKR në përqafimin e “iriqit” të quajtur PAN

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 gusht 2017 Në ora: 07:17
Behgjet Pacolli, Agim Bahtiri dhe Islam Pacolli

Aleanca Kosova e re ka nisur të kërkojë shtigje të reja. Këtij subjekti politik që shfrytëzohet nga partitë e mëdha vetëm për shkak të dy tre deputetëve që arrijnë të zgjidhen me anë të koalicioneve, nuk po i pëlqen qëndrimi i LDK-së dhe Alternativës kundër koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Të dielën Kuvendi i përgjithshëm i AKR-së e ka autorizuar presidentin Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Behxhet Pacolli, duke u thirrur në daljen nga kriza ka nisur të harrojë premtimin e tij ndaj elektoratit,se nuk do të bëj me PDK-në.

AKR-ja e Pacollit po rrëshet dalëngadalë drejt atyre që para disa muajve nuk hezitonte t`i quante kriminelë.

Në harominizim me këngëtarin deputet Labinot Tahiri, Behxhet Pacolli pritet edhe zyrtarisht të hidhet në krahët e PAN-it, pa e vrarë trurin për dëmin që mund ta pësojë partia e tij me ndërmarrjen e këtij veprimi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat