Ushtarët e sjellin trupin e pajetë të Rexhepit në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Ushtarët e sjellin trupin e pajetë të Rexhepit në Kuvendin e Kosovës

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 08:33
Aeroporti

(E plotësuar) -  Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi ka mbërritur nga Stambolli në Prishtinë.

Arkivoli i tij, ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Duke filluar nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe në nderim të veprës së ish-kryeministrit të Kosovës.

Ai ka ndërruar jetë dje në spitalin e Stambollit, ku vuante nga sëmundja e sulmit në tru.

Personalitete të larta politike të vendit dhe të rajonit kanë ngushëlluar familjen dhe popullin e Kosovës për humbjen e kryeministrit të parë të pasluftës në Kosovë.

Image

Arkivoli i ish-kryeministrit Rexhepi arrin në Kosovë (Drejtpërdrejt)

Në aeroportin e Prishtinës, arrin arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi nga Stambolli.

Rexhepi ishte duke u trajtuar në një spital atje, ku edhe ka ndërruar jetë. 

Qeveria e Kosovës, tanimë ka bërë publike agjendën e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, e gjithë ceremonia do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa,

Agjendë:

08:30 - Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari"

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 - Ceremonia e varrimit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat