Thaçi: Kosova humbi burrështetasin e shquar

Aktuale

Thaçi: Kosova humbi burrështetasin e shquar

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 13:12
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi lart figurën e Bajram Rexhepit, duke thënë se Kosova humbi burrështetasin e shquar.

"Ne do ta ruajmë përjetë kujtimin për të. Mençuria dhe largpamësia e tij do të jenë udhërrëfyes", tha presidenti i Kosovës.

 Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, shprehu ngushëllimet e tij për ish-kryeministrin Rexhepi duke thënë se ai do të mbetet në historinë e re të Kosovës, si politikan që e mbajti fjalën dhe për gjurmët e pashlyeshme që ka lënë ai në institucionet e Kosovës.

 Një fjalë përshëndetëse në mbledhjen komemorative ka mbajtur edhe vajza e vetme e Rexhepit, Vanesa.

 Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka vdekur dje në një spital të Turqisë pas një sulmi në tru që ka ndodhur në prill të këtij viti.

Bajram Rexhepi do të varroset sot me nderime shtetërore në vendlindjen e tij në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat