Asamblistja e AAK-së kalon në Vetëvendosje

Aktuale

Asamblistja e AAK-së kalon në Vetëvendosje

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 13:48
Teuta Berisha dhe Albin Kurti

Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një anëtare që më parë kishte vepruar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Fjala është për Teuta Berishën, e cila aktualisht është asambliste e AAK-së në Obiliq.

Ajo ka zyrtarizuar sot aderimin e saj në Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate njoftoi për këtë aderim duke thënë se Berisha u mirëprit nga Albin Kurti, i nominuari për Kryeministër nga kjo parti.

Sipas komunikatës, arsyeja për aderimin e Berishës është pakënaqësia e saj me udhëheqjen e AAK-së në Obiliq.

“Asambleistja e AAK-së në Kastriot, Teuta Berisha i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ajo është shprehur e zhgënjyer me qeverisjen e deritashme të komunës së Kastriotit. Berisha është shprehur se nuk janë realizuar ato për të cilat ajo ka shpresuar për këtë komunë dhe sot qytetarët e Kastriotit përballen me shumë probleme për shkak të keqqeverisjes”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat