Molliqaj: Sot edhe njëherë u konfirmua pafajësia e aktivistëve të Vetëvendosjes

Aktuale

Molliqaj: Sot edhe njëherë u konfirmua pafajësia e aktivistëve të Vetëvendosjes

Nga: B.S Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:18
Dardan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook, ka thënë se sot edhe njëherë u konfirmua pafajësia e aktivistëve të Vetëvendosjes, që sipas tij padrejtësisht po akuzohen për terrorizëm tash e një vit.

“Sot, edhe njëherë u konfirmua pafajësia e aktivistëve tanë qe padrejtësisht po akuzohen për terrorizëm tash e një vit. Dëshmitari kryesor i rastit, shitësi i motoçikletës, sot deklaroi se nuk i kujtohen personat që e kanë blerë atë nga ai dhe nuk e identifikoi asnjërin nga aktivistët si blerës. Kjo tregon se deklaratat e mëhershme ishin të montuara politikisht ashtu siç është i montuar komplet ky rast. Mbajtja e mëtutjeshme në burgje dhe në arrest shtëpiak e Adeas, Egzonit, Frashërit dhe Atdheut përbën një prej shkeljeve më të rënda të drejtësisë në Kosovë. #liripëraktivistët #DrejtësipërAstritin”, ka shkruar Molliqaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat