Sami Lushtaku flet për vendimin e PDK-së për të mos kandiduar në Skenderaj

Aktuale

Sami Lushtaku flet për vendimin e PDK-së për të mos kandiduar në Skenderaj

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:40
Sami Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë në Skenderaj për zgjedhje lokale pasi kandidat do të jetë djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.

Këtë e ka konfirmuar, kryetari aktual Sami Lushtaku. 

“Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e shpallë asnjë kandidat pasi kandidat i pavarur do të jetë Bekim Jashari”, ka thënë Lushtaku.

Kandidimin e Bekim Jasharit për kryetar të Komunës së Skenderajt e ka bërë të ditur dje dhëndri i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat