“Një ndër padrejtësitë më të mëdha nuk përfundon me kaq”

Aktuale

“Një ndër padrejtësitë më të mëdha nuk përfundon me kaq”

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 17:15
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që u liruan sot nga arresti shtëpiak, duhet të lirohen edhe nga aktakuza që rëndon ndaj tyre.

Ahmeti e ka quajtur gjykimin ndaj katër aktivistëve të VV-së Adea Batusha, Egzon Haliti, Frahsër Krasniqi dhe Atdhe Arifi si “një ndër padrejtësitë më të mëdha”.

“Adea, Egzoni dhe Frashëri lirohen nga arresti shtëpiak, ndërsa Atdheu nga paraburgimi. Një ndër padrejtësitë më të mëdha nuk përfundon me kaq”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Komunës së Prishtinës ka thënë se “aktivistët duhet të lirohen nga akuza por edhe më me rëndësi ne nuk ndalemi deri në zbardhjen e plotë të vdekjes së Astritit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat