Anëtarja e familjes Rugova në mbështetje të Bekim Jasharit, dhe një mesazh për PDK-në

Aktuale

Anëtarja e familjes Rugova në mbështetje të Bekim Jasharit, dhe një mesazh për PDK-në

Nga: B.S Më: 22 gusht 2017 Në ora: 20:20
Foto e postuar nga Blerta Kllokoqi Rugova

Anëtarja e familjes Rugova, gruaja e Ukë Rugovës, Blerta, përmes një postimi në facebook, ka përshëndetur kandidimin e djalit të heroi të kombit, Hamëz Jashari, Bekimit, për kreun e Skenderajt.

“Adem e Hamëz Jashari sakrifikuan tërë familjen për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, kandidimi i Bekim Jasharit si i pavarur tregon se kjo familje i takon popullit të Kosovës{, ka shkruar ajo, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Suksese Bekim Jashari!
Adem e Hamëz Jashari sakrifikuan tërë familjen për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, kandidimi i Bekim Jasharit si i pavarur tregon se kjo familje i takon popullit të Kosovës.
Më vjen shumë mirë që PDK vepron me logjikë dhe jo me inat, duke treguar respekt dhe duke mbështetur kandidaturën e Bekim Jasharit për të parin e Skenderaj-it. Kështu respektohet gjeneza!!! Kështu mbrohet i yti!!! E befasuar, por për të mirë.
Suksese dhe respekt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat