Mbyllet afati për certifikim në KQZ, aplikojnë 91 subjekte politike

Aktuale

Mbyllet afati për certifikim në KQZ, aplikojnë 91 subjekte politike

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 21:25
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve

(E plotësuar) - Pak minuta pas mesnate ka përfunduar afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe ata për asambletë komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën për media njoftoi se për certifikim kanë aplikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, shumë iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Ky është numri i subjekteve që kanë aplikuar për certifikim

Zyrtarë të KQZ-së thanë se deri në orën 18:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për certifikim 55 subjekte politike me kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamblistë.

Nga këto, janë vetëm 8 parti  që kanë aplikuar derisa të tjerat janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur, qoftë për asamble, apo për kryetar komunash.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“55 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej tyre janë 8 parti politike, 25 nisma qytetare dhe 22 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash apo asamble, në komuna të ndryshme”, tha ai.

Afati për aplikim për certifikim skadon sonte në orën 24:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat