Flet Edita Tahiri, tregon a e ka nxjerrë Vuçiqi nga salla e bisedimeve

Aktuale

Flet Edita Tahiri, tregon a e ka nxjerrë Vuçiqi nga salla e bisedimeve

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:01
Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se nuk është i vërtetë pohimi se Aleksandar Vuçiq e ka nxjerrë nga salla e bisedimeve në Bruksel.“Jo vetëm tani, por edhe tradicionalisht, Serbia njihet për politikën e rrenave.

Serbia, rrenën e ka doktrinë politike, që ia kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb. Ne e dimë që rrena është politika e Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Ajo tha se Kosova do të insistojë që Serbia ta njohë pavarësinë e saj në fund të dialogut, sipas tetovasot.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka komentuar një moment kur gjatë një debati me Edita Tahirin në Bruksel i kishte kërkuar ministres nga Kosova  të dilte nga salla e bisedimeve sepse nuk mund ta vazhdonte më tej diskutimin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat