Bekim Jashari flet për kandidaturën e tij, ka një mesazh për PDK-në

Aktuale

Bekim Jashari flet për kandidaturën e tij, ka një mesazh për PDK-në

Nga: Bota sot Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:33
Bekim Jashari, djali i heroit Adem Jashari

Bekim Jashari, djali i heroit Adem Jashari, tanimë edhe zyrtarisht do të jetë kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt.

Jashari ka folur për herë të parë për kandidimin e tij, duke thënë se këto ditë që kanë kaluar kanë qenë më të vështira për të dhe familjen e tij, ndoshta që nga pas lufta.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka treguar arsyet përse ka marrë një vendim të tillë.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, pas vendimit të Jasharit për kandidim nuk kanë dalë me kadidat për kryetar të Skenderajit, vendim ky i cili përshëndetet nga Bekim Jashari.

Postimi i plotë:

Jashari gjithashtu ka përshëndetur vendimin e PDK-së për mos vënien e kandidatit të tyre për kryetar në komunën e Drenasit.

Te dashur vllëzer e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vllëzer e motra shqiptar kudo qe jeni, 
këto ditë qe lamë pas kanë qen ditët me të veshtira për mua dhe familjen time, ndoshta qe nga pas lufta e deri më sot,
porë duke i parë zhvillimet e diteve qe lamë pas, e posaqerisht kërkesën e qytetarëve qe unë te dalë për te parin e komunës tonë, morra guximin dhe vendosa qe te dalë si kandidatë i pavarur për kryetar te qytetit tonë.
Ky vendim nuk ka qen fare i lehtë,
përkudrazi ka qen një nga vendimet me të veshtira deri me sot, 
Prandaj unë kerkoj nga te gjithë ju qytetarë te Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo qe ata janë sot te me kuptojn drejt për vendimin e marrë.
Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari,
Te dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur te hyjë me thellë se si do te përfundojn zgjedhjet e 22 tetorit, 
Unë prapë do jem siq kamë qen ne sherbim të vëndit tim. 
Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshendes vendimin e Partisë Demokratike per mos vënjen e kandidatit per kryetar në komunën ton.

Me rrespekt 
Bekim Jashari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat