Ish zyrtari i PDK-së, kandidat i AKR-së për Skenderaj

Aktuale

Ish zyrtari i PDK-së, kandidat i AKR-së për Skenderaj

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 12:15
Musa Dervishaj

Aleanca Kosova e Re e ka nominuar për kryetar të Komunës së Skenderajt, Musa Dervishajn, i cili njëherit është kryetar i kësaj partie dega në Skenderaj.

Lajmin për nominimin e Dervishajt për kryetar të kësaj komune e ka konifrmuar vet. Ai ka thënë se ka marrë mbështetje të madhe nga AKR për tu bërë pjesë e kësaj gare.

“Po unë jam nominuar për kryetar të Komunës së Skenderajt. Ky vendim ka qenë i mirëpritur nga kryesia qëndrore e partisë dhe Presidenti Pacolli”, u shpreh Dervoshaj.

Image
Musa Dervishaj dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Elvis Pista

I pyetur për rezultatin që ai e pret nga zgjedhjet e sivjetme lokale që janë përcaktuar të mbahen më 22 tetor, Dervishaj tha se presin rezultate të mira duke shtuar se “kemi punuar mjaft shumë për këto zgjedhje.”

Ndërsa për kundërkandidatin e tij të pavarur, Bekim Jasharin i cili për herë të parë po merr pjesë në zgjedhje, Dervishaj ka thënë se ka marrë një vendim të gabuar.

“Kandidimi i z. Jashari është çështje e tij, mirëpo për mendimin tim, ai është vendimi më i gabuar që ka marrë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Dervishaj deri rreth një vit më parë kishte shërbyer në Partinë Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila ka udhëhequr me Skenderajn që nga paslufta. Aderimi i tij nga PDK në AKR kishte ardhur si pasojë e disa pakënaqësive që Dervishaj i kishte pasur këtë parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat