Rrahim Pacolli: Nuk do t’i votojmë kandidatët e PAN-it

Aktuale

Rrahim Pacolli: Nuk do t’i votojmë kandidatët e PAN-it

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 12:47
Rrahim Pacolli

Shpresat e koalicionit PDK–AAK dhe Nisma (PAN), se do ta merr përkrahjen e deputetëve të partisë së Pacollit, për t’i formuar institucionet, kanë filluar të veniten.

Qëndrimin e nënkryetarit të Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Agim Bahtiri, se partia e tij nuk do ta votojë Veselin për kryetar të Kuvendit, e ka përforcuar edhe deklarimi i sekretarit të kësaj partie, Rrahim Pacolli.

Ai ka thënë se nuk do ta përkrahin kandidatin e PAN-it për të parin e Kuvendit, dhe se sipas tij, ata si subjekt politik nuk kanë thënë asnjëherë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne kemi qenë për ndryshim. Këta nuk janë ndryshime dhe ne nuk do t’i përkrahim. Kemi qenë për një qeveri gjithëpërfshirëse, mirëpo kjo nuk po realizohet. Ne jemi në koalicion me LDK-në dhe do ta respektojnë partneritetin me ta”, ka shtuar Pacolli.

Ndryshe, sot kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherësh nënkryetar i AKR-së, ka bërë të ditur se AKR–ja mbrëmë ka vendosur që të mos bëjë koalicion me PAN-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat