Arrestohen tre gazetarë rusë në Kosovë, ja emrat

Aktuale

Arrestohen tre gazetarë rusë në Kosovë, ja emrat

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 13:06
Policia e Kosovës gjatë një aksioni të mëhershëm

(E plotësuar) - Policia e Gjilanit ka arrestuar sot tre gazetarë me prejardhje nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik.

Personat e arrestuar janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera, të dy nga Estonia. Ata janë arrestuar në rrugën magjistrale, pasi që më herët kishin bërë një intervistë me prefektin e Parteshit, Dragan Nikoliq , në zyrën e tij në Pasjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë Shaban Azizi. Sipas tij arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi letoneze dhe dy estoneze është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.

“Ne kemi qenë të informuar se ata kanë hyrë shumë ditë më herët në Kosovë por pasi që kanë bërë disa lëvizje nëpër territorin tonë jemi të interesuar arsyen e qëndrimit këtu”, tha Azizi.

Të arrestuarit po qëndrojnë qe disa ditë në Kosovës dhe duke vizituar kisha dhe manastire serbe dhe sipas mediave serbe, kjo nuk ishte vizita e tyre e parë në Kosovë.

Çfarë po ndodhë në Kosovë, arrestohen edhe dy shtetas të huaj të agjenturave pro-ruse

Janë arrestuar 2 shtetas të huaj pro-rusë, të cilët po qëndronin në Kosovë dhe bënin propagandë kundër shqiptarëve dhe Republikës së Kosovës.

Burime të rtk-së, brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të arrestuarit janë R.D. Estonez dhe J.A. Letonez.

Dyshohet se ata mund të jenë të përfshirë në agjentura që punojnë kundër interesave të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat