Lista me 34 kandidatë të Ballit Kombëtar Demokrat për Podujevë

Aktuale

Lista me 34 kandidatë të Ballit Kombëtar Demokrat për Podujevë

Nga: Bota Sot Më: 23 gusht 2017 Në ora: 14:25
Gazmend Islami

"Bota sot" ka siguruar listën e kandidatëve të Ballit Kombëtar Demokrat për Komunën e Podujevës. Siç mëson Bota Sot, lista është me njerëz profesionist.
Balli Kombëtar Demokrat garon me 34 Kandidatë në këtë Komunë.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat Gazmend Islami, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar lidhur me garën për zgjedhjet lokale.

"Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat, sot në ora 19.30 ka dorëzuar Listat në KQZ për zgjedhjet lokale.

Ju njoftojmë se OBKD, garon e vetme në shumicën e komunave të Kosovës, me përjashtim në Vushtrri dhe Mitrovicë. Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat është parti e vlerave të historisë sonë Kombëtare, me ide të vërteta demokratike të qytetërimit perëndimor. OBKD, garon me kandidat që kanë profesionalizëm, integritet moral, dashuri ndaj vendit.

Urime Ballist, dalshim faqebardhë", ka shkruar Islami mbrëmjen e së martës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat