Adem Mikullovci: Nëse PAN nuk vjen nesër, unë nuk thërras më seanca

Aktuale

Adem Mikullovci: Nëse PAN nuk vjen nesër, unë nuk thërras më seanca

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:21
Adem Mikullovci

Nëse koalicioni PAN, nuk e dërgon nesër në Kuvend emrin e kandidatit për kryerparlamentar, kryesuesi i Kuvendit më nuk do të thërras seancë. Kështu po zotohet deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës i cili deri në konstituimin e Kuvendit mban rolin e kryesuesit, Adem Mikullovci.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni i PAN, gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka bërë të ditur se ende janë në konsultime me partitë politike rreth formimit të Qeverisë së re.

Sipas tij, edhe të enjten, kur është caktuar vazhdimi i seancës konstituive, mund të ndodhë që deputetët nga koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) të mos jenë të pranishëm.

"Jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë. Me këto shtyrje e fitojmë në një aspekt tjetër kohën për shkak se e bëjmë gati një nisje që do të jetë më gjithëpërfshirës e qëndrueshme", tha Haradinaj në një konferencë për media në AAK deri sa ka prezantuar kandidat për kryetar të komunave. 

E nëse PAN nesër nuk merr pjesë në seancë, atëherë ajo nuk do të mbahet.
Kështu po deklaron, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputeti më i vjetër në moshë, Adem Mikullovci. Ai të mërkurën ka deklaruar se më nuk e ka ndërmend që të shkojë në konsulta me pjesëtarët e koalicionit PAN, ngase sipas tij ata nuk po i mbajnë fjalët. Ai madje thekson se do ta shpërndajë Kuvendin, edhe pse nuk e ka një mundësi të tillë.

“...po nuk erdhën ata ne nuk kem si ta bëjmë ndryshe. Nëse nesër nuk sillet emri për kandidat unë e shpërndaj Kuvendin, dhe nuk e kam ndërmend që më të thërrasë mbledhje. Ata u zotuan botërisht që do të vinë më emër te kandidatit në seancë, tash po del që ndoshta nuk do të vijnë fare. Më nuk ka konsultime me ta, me mua të paktën jo, e me dikë tjetër nuk e di”, ka deklaruar Mikullovci.

Tutje ai është shprehur se në rast të mospjesëmarrjes së koalicionit PAN, në seancën e nesërme, atëherë ai do të kërkojë që për këtë situatë zgjidhje të japin kryetarët e partive politike.

“Unë do të kërkojë që kryetarët e partive të ulen dhe ta zhbllokojnë situatën. Për gjithë këtë situatë, të gjitha fajet i ka një nen i kushtetutës që partia që ka fituar shumicën në zgjedhje e jep kandidatin për kryetarë të kuvendit”, ka thënë Mikullovci.

E ndërkohë Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit. Kjo datë ishte thirrur nga koalicioni PAN. Ky i fundit ka premtuar në mbledhjen e fundit të kryesisë së në seancës e 24 gushtit në Kuvend do ta dërgojnë emrin e kryeparlamaentarit, të nominuarit nga ky koalicion, Kadri Veselin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat