Institucionet po zvarriten qëllimisht, vetëm për të shtyrë veprimin e Gjykatës Speciale

Aktuale

Institucionet po zvarriten qëllimisht, vetëm për të shtyrë veprimin e Gjykatës Speciale

Nga: H.O. Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se njëherë duhet të formohen institucionet e Kosovës, e pastaj të merret me Gjykatën Speciale.

Sipas tij, zvarritja e institucioneve ka ndikuar që kjo gjykatë të mos jetë vepruese, ashtu siç është përmendur deri më tani.

“Natyrisht deri tash ka pas ndikim të madh për fillimin e punës së kësaj gjykate, me rëndësi njëherë që Kosova të ketë institucionet e saj të formuara dhe premtuese në stabilitet deri diku, për të mundur të fillojë punën kjo gjykatë në një situatë normale në Kosovë. Kjo deri më tash  ka ndikuar që kjo gjykatë mos të jetë vepruese, sa do që kjo gjykatë asnjëherë nuk e ka pohuar as mohuar as komentuar”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat