Limaj: Nesër do të jemi në Kuvend

Aktuale

Limaj: Nesër do të jemi në Kuvend

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:52
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka hequr të gjitha dilemat sa i përket pjesëmarrjes së PAN-it nesër në vazhdimin e seancës konstituive, duke thënë se Kosova ka nevojë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të saja.

Ai në një konferencë për media, ku u publikuan emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave nga Nisma, ka thënë se nesër do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Limaj: Nesër do të jemi në Kuvend

“Ne do të jemi nesër kësmet në Parlamentin e Kosovës, besoj që mjaftueshëm është. Ne do të jemi në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj do të shihet. Nesër do të jemi në Kuvend, besoj që është lajm për juve. Vendi ka nevojë që shpejt t’i ndërtojë institucionet, kërkesa ime është të jemi të përgjegjshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i kemi para votuesve tanë , obligimet tona ligjore dhe askujt nuk do t’i bie mirë që të kthehet dhe të bëhet bllokues i ndërtimit të institucioneve. Kosova ka nevojë për ndërtimin e institucioneve dhe unë jam optimist në ndërtimin sa më të shpejt të institucioneve, sepse na presin shumë punë. Nesër jemi në Kuvendin e Kosovës dhe ju jeni dëshmitar të shkojmë, pres që nga nesër të kemi zhvillime pozitive në ndërtimin e institucioneve”, tha ai.

Ndryshe, për nesër është thirrur vazhdimi seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për në ora 10.00. 

Limaj i sigurt: PAN-i nesër në seancë

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka hequr të gjitha dilemat për ditën e nesërme se PAN-i do të marrë pjesë në seancën konstituive.

Në konferencën e organizuar për gazetarë ku janë prezantuar emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave Limaj u shpreh shumë i sigurt se nesër do të ketë zhvillime të reja.

“Lajmi është ky. Nesër me kësmet do të jemi në Kuvendin e Kosovës”, tha shkurt Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Nisma për Kosovën do të mbajë konferencë për media.

Në konferencë do të flas kryetari i Nismës Fatmir Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat