Deliu: Në takimin që mbajtur sot është vendosur që PAN-i të shkojë nesër në Kuvend

Aktuale

Deliu: Në takimin që mbajtur sot është vendosur që PAN-i të shkojë nesër në Kuvend

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 17:32
Ilustrim

Koalicioni PDK-AAK-Nisma do të marr pjesë nesër në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, por që ky koalicion ende nuk ka vendosur se kush do të jetë i propozuari për shef të grupit parlamentar dhe për nënkryetar të Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka konfirmuar për media pjesëmarrjen në seancë, por pa dhënë detaje nëse do të propozohet kandidati për kryetar të Kuvendit.

“Po sot në takimin që është mbajtur është vendosur që nesër të shkohet në seancë”, ka thënë ajo.

Dyshimet për pjesëmarrje në këtë seancë i ka ngritur gjatë ditës i nominuari për kryeministër nga ky koalicion Ramush Haradinaj.

Ai duke përendur faktin se janë në kërkim të formimit të një qeveri më bazë të gjerë, dhe duke pritur një marrëveshje me AKR-në, ishte shprehur se mund të ndodh që mos të marrin pjesë në këtë seancë.

“Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos jemi gati për të filluar”, tha Haradinaj.

Në këtë seancë PAN më herët kishte deklaruar se do ta propozojnë edhe kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.

E për veq zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, në rend dite është edhe zgjedhja e pesë nënkryetarëve.

Por në koalicionin fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk është vendosur se kush do të jetë kandidati për nënkryetar të Kuvendit, sikurse se as shefi i grupit parlamentar.

“Këto çështje nuk janë diskutuar”, ka thënë Deliu –Kodra.

Seanca e nesërme do të jetë e gjashta më radhë në të cilën do të provohet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Seanca e parë konstituive e Kuvendit ishte mbajtur më 3 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat