Melihate Tërmkolli propozon zgjidhjen për dalje nga kriza politike

Aktuale

Melihate Tërmkolli propozon zgjidhjen për dalje nga kriza politike

Nga: B.S Më: 23 gusht 2017 Në ora: 17:37
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja dhe ish kandidatja për deputete nga LDK, Melihate Tërmkolli, përmes një reagimi ka propozuar zgjidhjen e saj për situatën politike në të cilën gjendet Kosova.

Ajo ka propozuar krijimin një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Në situatën në të cilën njemi, kur asnjë bllok parlamentar nuk po arrinë ta bëjë një shumicë stabile për të qeverisur, kur rivalitetet politike herë herë po shfaqen me konotacione ekstreme, e kur krejt kjo mund të ketë pasoja të mëdha për shtetin e qytetarët, konsideroj se zgjidhja do të ishte,” Qeveri e përbashkët”, nga të tri blloqet politike parlamentare”, ka thënë ndër tjera Tërmkolli, përcjellë “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë:

Qeveri gjithëpërfshirëse

Në situatën në të cilën njemi, kur asnjë bllok parlamentar nuk po arrinë ta bëjë një shumicë stabile për të qeverisur, kur rivalitetet politike herë herë po shfaqen me konotacione ekstreme, e kur krejt kjo mund të ketë pasoja të mëdha për shtetin e qytetarët, konsideroj se zgjidhja do të ishte,” Qeveri e përbashkët”, nga të tri blloqet politike parlamentare.

Me këtë do të arrihej edhe zgjidhja bashkarisht e të gjitha ?ështjeve të mëdha si: demarkacioni, bisedimet me Serbinë, ushtria, ndryshimi i Kushtetutës, hartimi i Kodit zgjedhorë, ?ështja e Gjykatës Speciale.

Pa akuza, pa armiqësi me njëri tjetrin.

Pas një viti, mbase mund të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.

Nëse vërtetë e duam shtetin tonë, qytetarët tanë, të ardhmen më të mirë për të gjithë!

Melihate Tërmkolli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat