Pacolli mohon se është takuar me Veselin dhe Haradinajn, tregon se ku ishte

Aktuale

Pacolli mohon se është takuar me Veselin dhe Haradinajn, tregon se ku ishte

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 23:20
Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka mohuar para pak minutash se është takuar sonte me krerët e PAN-it, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn.

“Derisa dikush po spekulon, unë sa dola nga ahengu familjar ne përgatitjen e dasmës se mbesës time, Fatimës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Takohen Haradinaj, Veseli e Pacolli?

Një ditë para vazhdimit të seancës konstitutive ku pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, një takim që ka filluar në orët e vonshme të mbrëmjes është duke u zhvilluar në mes përfaqësuesve të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, si dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kështu ka bërë të ditur televizioni publik i Kosovës duke u thirrur në burime jozyrtare.

Takimi sipas këtij mediumi është duke u zhvilluar në residencën e Pacollit në lagjen ‘Hajvalia’

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se seanca konstitutive e thirrur për nesër, ka mundësi të mos mbahet, për shkak që siç tha ai, po synohet për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Ndërsa, kryetari i LDK-së Isa Musatafa, nga ana tjetër ka thënë se pas një takimi që ka pasur me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, është i bindur se koalicioni LDK-AAK-Alternativa është i palëkundur dhe i fort, ashtu siç ishte në fillim.

Edhe zyrtarë të AKR-së gjatë ditës janë shprehur të sigurt se nuk ka asnjë marrëveshje PAN-AKR./Rtk/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat