“Jam Kadri Veseli, borxh nuk i kam askujt”, Kadri nëse del e vërtet çfarë deklaron Shpresim Uka, ti je borxh deri në...

Aktuale

“Jam Kadri Veseli, borxh nuk i kam askujt”, Kadri nëse del e vërtet çfarë deklaron Shpresim Uka, ti je borxh deri në...

Nga: B.S Më: 24 gusht 2017 Në ora: 20:28
Kadri Veseli dhe Faton Ramadani

“Jam Kadri Veseli, borxh nuk i kam askujt. Populli e ka tregu veten me përkrahjen, në të njëjtën kohë çka janë organe publike urdhëroni”. Kështu deklaroi sot kreu i PDK-së gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Por, menjëherë ndaj tij ka reaguar Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar me burg, në rastin e njohur si rasti “Kiqina”.

Ai duke marrë si shkas deklarimin e Veselit, Ramadani thotë se nëse del e vërtetet çka deklaron Shpresim Uka, atëherë Veseli është borxh deri në fyt të familja e tij.

“Tregona pse Shpresim Uka ju perfshin ty e organizaten tande ne krimin e familjes Hajra qe mbahen vllezerit e mi qe 15 vite pa faj ne burg? Kadri nese del e vertet qfar deklaron Shpresim Uka per rastin e vllezerve te mi,ti je borq te na deri ne fyt,ne skemi meritu ket padrejtesi djemt te ri per krimin e SHIK-ut te plaken ne burg”, ka shkruar Ramadani, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë i tij:

Kadri Veseli ne foltoren e kuvendit thot si kam borq askujt!!!

Kadri,tregona pse vllezerit Ramadani jan ne burg?

Tregona pse Shpresim Uka ju perfshin ty e organizaten tande ne krimin e familjes Hajra qe mbahen vllezerit e mi qe 15 vite pa faj ne burg?

Kadri nese del e vertet qfar deklaron Shpresim Uka per rastin e vllezerve te mi,ti je borq te na deri ne fyt,ne skemi meritu ket padrejtesi djemt te ri per krimin e SHIK-ut te plaken ne burg.

Sa i perket deklarates tuaj drejtohuni drejtesis,kujt mju drejtu,ciles drejtesi,asaj qe ju e kontrolloni,edhe per ket kam deshmi qe ju kontrolloni sistemin e drejtesis.Merr guximin se ti je burr mi burr e takom dhe flasum,por ti je borq shum te ne dhe ki frik t'me takosh.

Ne ju kemi drejtu gjdo istutucjoni vendor e nderkombtar,i kemi te gjitha deshmit per kto ankesa ne sistem te drejtesis,por shum nga to jan me vite neper fijoka te prokurorve e gjykateseve qe per qudi nuk guxojn ti hetojn,ne nuk do ndalemi asnjeher deri te del e verteta e keti rastit.

Inqizimi i Shpresim Ukes per qudi ende po heshtet nga Euleksi qe e posedon mbi ni vit,ku eshte marr prove ai inqizim dhe ende heshtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat