Kusari-Lila flet rreth dorëheqjes si deputete dhe kandidimit të saj për kryetare të Gjakovës

Aktuale

Kusari-Lila flet rreth dorëheqjes si deputete dhe kandidimit të saj për kryetare të Gjakovës

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 18:38
Kusari-Lila

Por, që më pas ajo ka shpallur kandidaturën e saj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit për të marrë në Gjakovë edhe një mandat si kryetare.

Rikandidimin e saj, Kusari-Lila e ka arsyetuar me vazhdimin e projekteve me rëndësi për këtë qytet.

“Është e rëndësishme që këto projekte të vazhdojnë.”

“Komuna e Gjakovës është projekt që kërkon përkushtim, ka vështirësi që jemi ballafaquar për shkak të paqartësisë politike që po e ndjek Kosovën edhe këto ditë, në ë këtë hapësirë kohore që isha në Parlamentin e Kosovës.”

“Rrjedha e ngjarjeve në Kosovë më bëri skeptike, janë 42 milionë euro projektet të filluara gjatë qeverisjes time dhe rrezikimi i të gjitha këtyre nuk përkon me përgjegjësinë e një individi që dëshiron të ketë një projekt të suksesshëm”, ka shtuar ajo në Info Magazine.

Më tej Kusari-Lila ka pohuar se nëse merr edhe një herë besimin e qytetarëve të Gjakovës, do ta lë mandatin e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

“Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve lokale, atëherë natyrisht se heq dorë nga pozita e deputetes”, ka deklaruar ajo.

“Nuk mund të jesh në dy pozita, atë të deputetes dhe kryetares, prandaj kur kam bërë betimin si deputete, jam tërhequr nga pozita e kryetares”, ka vazhduar ajo.

Kusari-Lila më tej, ka thënë se pret që në Gjakovë të zhvillohet një garë e fortë në zgjedhjet lokale.

“Natyrisht një garë e projekteve për qeverisjen më të mirë të Gjakovës”, ka shtuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat