Frashër Krasniqi: Policia montoi deklaratat e dëshmitarëve në rastin tonë

Aktuale

Frashër Krasniqi: Policia montoi deklaratat e dëshmitarëve në rastin tonë

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:16
Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi ka thënë se akuza ndaj tij dhe tre aktivistëve të tjerë, për sulmin ndaj Kuvendit, ka qenë e montuar.

Krasniqi në emisionin “InfoBox” ka thënë se Policia e Kosovës ka montuar deklaratat e dëshmitarëve.

“I tërë ky proces ka qenë i montuar dhe po del që është i montuar. Edhe vetë dëshmitarët e kanë qit në pah që policia ua ka shtuar disa elemente në deklaratat e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Deputeti i VV-së i cili qëndroi për një vit në arrest shtëpiak, shtoi se njëri nga dëshmitarët ka thënë se nuk i kujtohen fytyrat e personave të cilët kishin blerë motoçikletën, të cilën dyshohet se sulmuesit e përdorën në ditën kur u sulmua Kuvendi.

“Personat kanë qenë të anës së Rahovecit, nuk më kujtohen fytyrat e tyre fare”, ka thënë njëri nga dëshmitarët sipas Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat