Deputeti i VV-së thotë se “Kadri Veseli ka luftuar vetëm një javë” për UÇK-në

Aktuale

Deputeti i VV-së thotë se “Kadri Veseli ka luftuar vetëm një javë” për UÇK-në

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 22:39
Veseli dhe Thaçi

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se është përgëzuar nga disa ushtarë të UÇK-së për kritikat që ai ua ka bërë disa komandantëve të UÇK-së, të cilët sipas Krasniqit, kanë abuzuar me shtetin e Kosovës.

Krasniqi ka thënë sot në Televizionin Dukagjini se Kadri Veseli ka qëndruar në luftë për vetëm një javë ditë.

Image
Frashër Krasniqi

“Unë i kam marrë me dhjetëra mesazhe prej ushtarëve dhe invalidëve, që mund të ua lexojë. Ata më kanë thënë ‘hallal të qoftë që e përmende këtë fakt’. Kadri Veseli nuk e di nëse e ka pasë vetëm një javë pjesëmarrje në luftë; nuk e di unë saktë, por po flas atë që thonë shokët e tij, këta madje kanë ndejtë në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka kritikuar AAK-në dhe PDK-në se po u bien në gjunjë zyrtarëve të Listës Serbe.

“Sot janë duke i ra në gjunjë Listës Serbe, të cilët vetë Pal Leka i kishte quajtur ‘pinjoll të Vuçiqit e Nikoliçit'”, ka thënë deputeti Krasniqi.

Ai ka thënë se “disa nga komandantët e vërtetë të UÇK-së sot jetojnë në kushte të mjerueshme.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat