Haradinaj: Seanca ose në fund të kësaj jave, ose javën tjetër

Aktuale

Haradinaj: Seanca ose në fund të kësaj jave, ose javën tjetër

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 12:40
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj tha se janë në përpjekje që seanca e ardhshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët të mbahet në fund të kësaj jave ose javën tjetër e që sipas tij të mos e ketë epilogun e seancës së kaluar.

“Përgatitjet janë në  fazën finale për një qeveri  gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë. Nuk jap saktësi me kënd jemi për marrëveshje por për mua çdo gjë do të zgjaste dy javë”, tha Haradinaj.

Sipas tij konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e gjithë spektrit politik.

 Sipas tij koha është e vlefshme dhe koha që humbet është zor të fitohet.

 “Na presin shumë pune. Çdo gjë s’do te shkojë lehtë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në vend. Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm temë e PAN it. S’më vjen mirë që po vonohemi më shumë”, tha Haradinaj.

 Kandidati për kryeministër ka prezantuar katër kandidatët për kryetar të komunave, në Lipjan, Kamenicë, Kaçanik dhe Viti.

 Ata janë Fitim Selimi, Faton Jakupi, Hajrush Kurtaj dhe Faruk Nura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat