Thaçi: Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë të ri

Aktuale

Thaçi: Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë të ri

Nga: Bota sot Më: 28 gusht 2017 Në ora: 13:16
Evenimenti i Federates Nderkombetaret te Xhudos

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin e ri.

Thaçi  ka uruar Majlindën Kelmendi, duke thënë se ajo si askush tjetër, personifkon ëndërrën, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Majlinda Kelmendi, si askush tjetër, personifikon ëndrrën, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Prandaj, edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, pa hezitim, e shpalli Majlindën si xhudistën më të mirë në botë. Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë të ri” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat