Zyrtarët e lartë të PDK-së kanë filluar edhe publikisht që ta dënojnë sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit në detyrë Blerand Stavileci.
Edhe pse ende nuk dihet motivi i sulmit Enver Hoxhaj nuk ka hezituar që sulmin ta ndërlidhe me aktivitetet e ministrit në detyrë.
Postimi i Hoxhajt në Facebook:
Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës. Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj [????]