Mustafa dënon dhunën ndaj Stavilecit: Drejtësia të mos dorëzohet para huliganizmit

Aktuale

Mustafa dënon dhunën ndaj Stavilecit: Drejtësia të mos dorëzohet para huliganizmit

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 16:48
Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa, ka dënuar dhunën ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci, duke thënë se asnjë motiv nuk e arsyeton sulmin ndaj një gruaje.

Mustafa është shprehur se drejtësia nuk duhet të dorëzohet para dhunës dhe huliganizmit.

Reagimi i Mustafës:

Sulmi fizik ndaj bashkëshortes së Ministrit Stavileci, që ndodhi sot, është akt i ulët, i papranueshëm për shoqërinë tonë. Asnjë motiv, nuk arsyeton sulmin ndaj një gruaje, ndjelljen e frikës dhe tmerrit ndaj një nëne, fëmijëve dhe familjes së saj. Akterët e veprimeve të tilla duhet ta gjejnë përgjigjen në organet e drejtësisë dhe në shtetin ligjor. Drejtësia nuk guxon të dorëzohet para dhunës dhe huliganizmit sepse edhe ajo, nëse qëndron indiferente, nesër rrezikon të bëhet viktimë e po kësaj dhune. IM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat