Për sulmin ndaj gruas së Stavilecit reagon ambasadorja e Kosovës në SHBA

Aktuale

Për sulmin ndaj gruas së Stavilecit reagon ambasadorja e Kosovës në SHBA

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 17:49
Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka thënë se është e tronditur me sulmin fizik që është bërë ndaj gruas së Blerand Stavilecit.

Postimi i Çitakut në Facebook:

E tronditur me sulmin brutal ndaj Vitorie Metaj Stavilevcit. Shpresoj që organet e rendit ta zbardhin sa më parë dhe kryesit të dalin para drejtësisë.  E tmershme dhe e papranueshme që dhuna, rrahja, të kthehen në normë dhe formë të komunikimit mes nesh. Zonjës Stavileci i uroj shërim të shpejtë.  #JoDhunës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat