Policia jep detaje për grabitjen e bankës në Fushë Kosovë

Aktuale

Policia jep detaje për grabitjen e bankës në Fushë Kosovë

Nga: Bota sot Më: 29 gusht 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Dje në mëngjes është grabitur banka në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në bankë, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë grabitur një shumë parash të gatshme, pastaj janë larguar me motoçikletë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një rrugicë kanë gjetur të djegur një motoçikletë e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për largimin nga vendi i grabitjes.

Të lënduar nuk ka, njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat